Shumë artistë të njohur përmes rrjeteve të tyre sociale kanë publikuar foto dhe video të ndryshme nga pushimet e tyre të viteve të kaluara. Ata ndjehen nostalgjikë për periudhën kur mund të udhëtonin dhe të ishin të lirë, për të vizituar vendet e tyre të preferuara.
Kështu ka ndodhur dhe me modelen Agnesa Vuthaj, e cila ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një album të momenteve më të bukura, teksa ka vizituar vende të ndryshme.
“Nga kohërat kur udhëtonim. Fotot e para janë nga “Cabo da Roca”, pika më perëndimore e kontinentit Europian, njëkohësisht edhe pika më e afërt e Europes me Ameriken dhe fotot e fundit nga Montauk – End of the World, e që është pika më e afërt e Amerikës me Europën”, shkruan Agnesa bashkëngjitur fotove të postuara./tvklan.al