Agnesa Vuthaj është një prej vajzave më të bukura shqiptare, e cila gjithmonë tërheq vëmendje me elegancën dhe ëmbëlsinë e saj.

Në një intervistë për emsionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, modelja ka treguar mjaft detaje interesante nga jeta e saj profesionale, por edhe private.

Ajo ka hedhur poshtë zërat, për një lidhje dashurie me një nga bashkëpuntorët e saj në biznes, por nga ana tjetër ka treguar se është duke njohur dikë dhe marrëdhënia mes tyre duket shumë premtuese.

Agnesa Vuthaj: Jam duke njohur dikë!

Orinda Huta: Pra s’mund ta themi plotësisht që je dashuruar?

Agnesa Vuthaj: Në rrugën në proces.

Orinda Huta: Duket mirë, si duket kur e shikon?

Agnesa Vuthaj: Bukur bukur!

Orinda Huta: Premton ë?

Agnesa Vuthaj: Duket premtuese!/tvklan.al