Agustin Kola i ka veshur përsëri tutat e sportit dhe ka zbritur në fushën e stërvitjes si trajner i Kamzës.
Ish-futbollisti njohur i Tiranës dhe i Kombëtares pas përvojës në stolin bardhe e blu ka vendosur të drejtojë një skuadër të Kategorisë së Parë dhe është shfaqur sërish me egon për të fituar.
Kola ka pranuar e dëshirë ofertën e bërë nga drejtuesit e Kamzës, të cilët kanë afruar në staf edhe Perlat Mustën.
Agustin Kola: “Dihet se kush është Perlat Musta. Dmth është një emër i madh, të kesh atë pranë do të thotë shumë edhe provoja edhe të gjitha.”
Perlat Musta: “Ardhja e Agustinit, një personalitet i madh i futbollit shqiptar i bashkohet këtij investimi që ka bërë bashkia bashkë me presidenti Qarri për t’ju bashkangjitur këtij grupi lojtarësh që janë shumë të mirë.”
Kamza pas 7 javësh kampionat renditet në vendin e shtatë me 10 pikë dhe objektivi kryesor është ngjitja në Superligë një provë tjetër për Agustin Kolën që sezonin e kaluar ndihmoi Tiranën të shpallej kampion.
Agustin Kola: “Unë i kam qejf këto sfida. Mund të them që të arrijmë zonën play off. Pse mos të arrijmë?!”
Debutimi i Agustin Kolës do të jetë këtë fundjavë përballë Gramshit. /tvklan.al