Të mërkurën në mbrëmje në stadiumin Loro Borici të Shkodrës do të marrë jetë 90 minutëshi i parë i finales së parakohshme të kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Të dyja këto skuadra rivalizojnë edhe për titullin kampion duke kryesuar me pikë të barabarta renditjen e Superligës. Por tek Vllaznia duket se ka një hendikap. Trajneri Haxhiosmanovic nuk e njeh Tiranën.
Dervish Haxhiosmanovic: “Ne jemi në një fazë kur po arrijmë një formë të mirë pasi po vijmë në këtë takim pas disa ndeshjeve të fituara. Unë nuk e njoh fare lojën e Tiranës pasi nuk e kam pare këtë sezon duke luajtur, por unë shoh vetëm skuadrën time. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Do presim takimin dhe të shohim si do shkoj. Ndeshjen duhet ta fitojmë që ta kemi më të lehtë në takimin e kthimit në Tiranë.”
“Ne jemi brenda objektivave, në qoftë se Tirana pretendon t’i fitojë të dyja po ne që jemi me pikë të barabarta çfarë do të bëjmë.”
Në klubin e Tiranës fryma është pothuajse e njëjtë. Janë të parët në renditje dhe do të shkojnë në Shkodër për të marrë rezultat.
Agustin Kola: “Unë kam dhe … që premisat nuk i kam qejf, ta fitojë ai që e meriton.”
Tirana dhe Vllaznia janë përballur dy herë këtë sezon dhe të dy takimet kanë përfunduar barazim 1-1 në Tiranë dhe 0-0 në Shkodër./tvklan.al