Agustin Kola: “Unë kam ardhur në shtëpinë time. Nuk jam mësuar të flas me fjalë shumë vetëm dua të them diçka që falënderoj njëherë donatori Halili, Shefikatin, Xhelën që më dhanë këtë mundësi dhe nuk do ti zhgënjej. Unë do vazhdoj punën e trajnerit që ishte. Për mendimin tim ju e keni parë dhe unë gjithmonë kam qenë pro atij trajnerit nëpër media. Më ka lënë një ekip shumë të mirë, një ekip të përgatitur. Përsa i përket karakterit ajo është primare te ekipi i Tiranës. Këtë do fus tek ekipi i Tiranës, nuk do bëj ndonjë ndryshim të madh, djemtë për mua është një grup shumë i mirë dhe e them me plot bindje me këto do vazhdoj. /tvklan.al