Pas 26 vitesh Bajrami dhe Qazimi takohen në studion e “E Diela Shqiptare”
Zhulieta i është drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan për të plotësuar dëshirën e babait të saj.
I ati Bajrami, kujton me mall çdo ditë shokun e tij të ushtrisë. Hera e fundit kur ata janë takuar ka qenë para 26 vitesh, por largësia dhe mungesa e kontaktit nuk e ka zbehur miqësinë mes tyre, përkundrazi e ka forcuar edhe më shumë atë.
Në studio, dy shokët takohen sërish me njëri-tjetrin dhe Bajrami nuk mban dot lotët, kur shikon në anën tjetër të ekranit zotin Qazim.
Zhulieta: Unë po të them që jam afër një personi që ndoshta do të kujtohet.
Bajram: Ku e paske gjetur more Ardtit këtë njeri! Ah Ardit ma fike kandilin!
Ardit Gjebrea: Kush është?
Bajram: Shoku më i ngushtë i jetës! Ah more Qazim, mor Qazim! (Qan)
Qazim: Kemi patur një shoqëri.
Ardit Gjebrea: Çfarë është Qazimi për ty?
Bajram: S’di fjalë për Qazimin. Jeta ushtarake është një jetë që s’harrohet.
Ardit Gjebrea: Qazimi ka bërë shumë për ty kur ishe ushtar apo jo?
Bajram: Shumë më shumë!
Ardit Gjebrea: Është kujdesur?
Bajram: Shumë!
Ardit Gjebrea: Tha kemi ndarë kafshatën bashkë?
Bajram: Po e vërtetë! Nuk di fjalë, po të dija të shkruaja për Qazimin do shkruaja një roman me shumë faqe.
Ardit Gjebrea: Hera e fundit kur jeni takuar ka qenë viti 1994, kur Qazimi ka ardhur në shtëpinë tënde?
Bajram: Po e vërtetë!
Ardit Gjebrea: Pastaj humbët?
Bajram: Po!
Ardit Gjebrea: Dhe sot u gjetët prapë!
Bajram: Faleminderit ju për gjithçka!
Ardit Gjebrea: Jam e sigurt që keni shumë gjëra për të folur dhe për të diskutuar!
Bajram: Shumë!
Dy shokët takohen së bashku.
Qazimi: Bravo të qoftë! Nuk e prisja, por e bëri realizim të shkëlqyer. Kjo tregon se më ke dashur dhe të kam dashur me zemër. /tvklan.al