Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po ktheheshin nga Përmeti në Gjirokastër me makinën e tyre tip Golf.
Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë përplasen në korsinë e tyre nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga 21-vjeçari Françesk Kaca.
Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit. Fatosi u dërgua te Spitali i Traumës, ku qëndroi për rreth një muaj.
Ndërsa e fejuara e tij dhe 21-vjeçari Kaca morën mjekim në Spitalin e Gjirokastrës.
Fatosi tregon, se shkak i aksidentit u bë Françesk Kaca, pasi atij iu ca goma e “Benz”-it. Në këtë mënyrë Françesku hyri në korsinë e tij dhe shkaktoi përplasjen.
Këtë fakt e pranoi edhe vetë 21-vjeçari në momentin e aksidentit, kur 3 të aksidentuarit po ndihmonin njëri-tjetrin.
Denoncuesi Fatos Kalemi: S’je treguar aq shumë i sinqertë…
Françesk Kaca: Pse, çfarë kam bërë unë?!
Denoncuesi Fatos Kalemi: Po s’je treguar shumëëë..,ti e di shumë mirë, që aksidenti u bë falë teje. Ti hyre në korsinë time, të themi atë, që është, fjalë burrash?
Françesk Kaca: Po mirë, u bë tani…
Denoncuesi Fatos Kalemi: Burri, që është burrë, e thotë kështu ndodhi, humba kontrollin, siç më the vetë, çava gomën, që këto i kam fakte, që çava gomën dhe humba kontrollin. Ti ke ardhur tek dera ime, kur kam qenë unë i aksidentuar dhe më ke thënë…të thashë unë ty, çfarë ndodhi? A je mirë? Mirë jam, vetëm jam,- më the mua, ça pate,- të thashë unë? Më the,- mu ça goma, humba kontrollin. Kjo është e vërtetë, s’e mohon dot tek mua, në synin tim njëherë, burrërore…
Françesk Kaca: Tani, për këtë erdhe?!
Denoncuesi Fatos Kalemi: Unë për këtë fjalë burri erdha…
Denoncuese Alime Malka: Për këtë, se kemi qenë të vetëdijshëm. Ti e mban mend shumë mirë…?
Denoncuesi Fatos Kalemi: Unë kam qenë i zgjuar…
Denoncuese Alime Malka: Edhe Fatosi ka qenë i zgjuar pavarësisht, që nuk lëvizte dot nga makina.
OPGJ i Policisë Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka, i cili ka këqyrur vendin e aksidentit, në një bisedë me çiftin denoncues thotë, se përplasja ka ndodhur në korsinë e Fatosit për shkak të 21 vjeçarit.
Denoncuesi Fatos Kalemi: Ti je goditur në krahun e djathë?
Françesk Kaca: Po në krahun e djathë, po janë shenjat akoma mo, shikoji…!
Denoncuesi Fatos Kalemi: Në krahun e djathtë tëndin?
Françesk Kaca: Po, shikoji, se janë shenjat në vend…!
Opgj, Policia Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka: Hetimi vazhdoi të nesmen, se dëmet ishin më shumë…ai tjetri nuk pati ndonjë gjë, plus, që ai doli edhe në ndikimin e alkoolit.
Denoncuesi Fatos Kalemi: Asgjë mo vëlla, asgjë.., po ai ishte me alkool, pa siguracion, pa kolaudim.
Denoncuese Alime Malka: Jo ai, fare.
Opgj, Policia Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka: Ai pikën e goditjes, sikur vetëm nga mjetet, pozicionit të mjeteve pas ngjarjes, ajo është komplet… d.m.th, ju ka goditur ai juve, jo ju atë.
Por 4 ekspertë, Andrea Baxheri, Arben Luzi, Fisnik Ziçishti dhe Naim Hoxha, kanë manipuluar provat, duke nxjerrë përgjegjës për aksidentin të dëmtuarin Fatos Kalemi.
“Kur pashë skicën u shokova, thashë si ka mundësi të më fajësojnë mua”, shprehet denoncuesi Kalemi.
“E vërteta nuk është siç thonë ekspertët. Edhe një njeri normal e kupton që nuk është ashtu që nga shenjat e gërvishtjes, që nga dëmtimet që kam marrë unë. Tregon fakti që nuk jam unë, thjesht është manipulim i pastërt”, përfundoi ai./tvklan.al