Një aksident ka ndodhur në rrugën Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Gazetarja Daniela Zisi ka mësuar se dy makina, një “Benz” dhe një “Land Rover” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë “Land Rover” ka përfunduar e përmbysur.

Ndërkohë siç duket nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme tek të dyja makinat.

Siç mëson gazetarja Zisi, ka qenë makina tip “Land Rover” që i ka prerë rrugën “Benz”-it teksa ka tentuar që të hyjë në një pikë karburanti.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur katër persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin në makinën tip “Benz”.

Njëri nga të plagosurit mbeti i bllokuar për disa minuta në mjet derisa u nxorr nga policia. Të lënduarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al