Vendoset një rekord i ti në Eredivisie
Ajax vendosi një rekord të ri në Eredivisie këtë të shtunë, duke fituar thellë 13 – 0 në fushën e Venlo.
Ky rezultat kaloi atë të shënuar po nga Ajax në 1972 ku mundi 12 – 1 Vitesse. Skuadra e Ten Hag shfrytëzoi edhe faktin se kundërshtari mbeti me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq në minutën e 54′.
Në këtë triumf historik spikati talenti 19-vjeçar nga Burikna Faso Lassina Traore me 5 gola dhe 37-vjeçari Klaas Jan Huntelaar me 3 realizime.
Ajax kryeson në kampionatin holandez dhe synon që të marrë titullin për herë të 35.
Tv Klan