“Në ditën e parë të qëndrimit në kampin e Gjadrit, 6 nga 8 emigrantët e mbërritur nga Egjipti dhe Bangladeshi, po i nënshtrohen procedurave të reja për azil. Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë, në kamp mbërritën edhe eurodeputetët italianë, të cilët nuk u lejuan të takoheshin me emigrantët”,raporton Martin Marku.

6 emigratët mbërritën në kampin e Gjadrit rreth orës 7:30 minuta të së shtunës nga qëndra pritëse e Shëngjinit. Aty ata iu nënshtruan kontrollit shendetësor dhe një serë procedurash të tjera.

Pas kontrollove mjekësore, 2 prej tyrë shfaqën probleme dhe u rikthyen në Itali, ndërsa 6 të tjerët u shoqëruan drejt Gjadrit nën masa të rrepta sigurie nga karabinierët italianë dhe policia shqiptare.

Një ditë pas mbërritjes së tyre, kampi i azilkërkuesve është vizituar nga disa deputetë të opozitës italiane. Ata pohuan se nuk janë lejuar që të takojnë emigrantët dhe u treguan kritik me kryeministren Xhorxhia Meloni.

Alfonso Colucci, deputet i Lëvizjes “5 Yjet”: E vetmja gjë pozitive që shoh këtu në kamp janë operatorët e shumtë të policisë, që përcjellin këtu brenda jo vetëm profesionalizimin, por edhe humanizmin e Italisë. Këtu duket më shumë si një mbajtje në burg e këtyre personave sepse ju kujtoj që e thotë edhe protokolli shqiptar që këta persona nuk mund të dalin. Kjo të jep idenë se qeveria Meloni hedh paratë e italianëve nga dritarja.

Rachele Scarpa, deputete e Partisë Demokratike në Italisë: Për momentin nuk kemi arritur ende të flasim me emigrantët e mbërritur në kamp sepse janë duke u zhvilluar intervistat me stafin. Zbuluam nacionalitetin dhe gjendjen e personit që u kthye sërish në Itali dhe bëhet fjalë për një egjiptian.

E gjithë procedura, duke filluar nga aplikimi për azil, duhet të përfundojë brenda 4 javësh, ata që kanë të drejtë do të transferohen në Itali, ata që nuk janë do të riatdhesohen.

Tv Klan