Një aksident i rende ka ndodhur ne aksin rrugor Lezhe-Laç ku katër persona kane humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rende e për pasoje ndodhet ne rrezik për jetën ne spitalin ushtarak ne Tirane.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës ne te ashtuquajturën “superstrada e vdekjes”, ne kryqëzimin e Shënkollit, ku një kamionçinë me targa te Tiranës dhe një BMË me targa te Shkodrës janë përplasur me njëra-tjetrën.
Përplasja ka qene tepër e forte dhe te dy makinat kane dale nga rruga e kanë rene ne një kanal anësor.
Ne makinën tip BMW ndodheshin katër persona, dy italiane dhe dy shqiptare. Për ta përplasja ka qene fatale, ndërsa drejtuesi i fugonit ka mbetur i plagosur rende me shembje e fraktura te shumta ne trup.
Viktimat janë shtetasit Antonio Cazzato 46 vjeç, Lipazio Magno 40 vjeç, qe te dy nga Lece dhe Edmir Vorfa 35 vjeç dhe Enver Hallvadori, 60 vjeç, nga Shkodra.
Shoferi i fugonit është Sokol Mema. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qene shpejtësia e madhe me te cilën udhëtonte fugoni, i cili ka qene duke dale nga një rruge dytësore dhe i ka prere rrugën autoveturës.
Dy italianet ishin bashkëpronarë te një fabrike këpucësh ne Shkodër me 35-vjeçarin Vorfa dhe ishin duke udhëtuar drejt aeroportit Nene Tereza për t’u kthyer për ne Itali.
Kjo superstrade vazhdon te mbaje numrin rekord te aksidenteve me vdekje, për shkak te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, apo mungesës se nen dhe mbikalimeve./tvklan.al