Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat -Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 pranë fshatit Fier-Shegan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një makinë tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona dhe një mjet tip Smart.

Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku më pas kanë përfunduar në kanale. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerjen e personave që ndodheshin në të dy automjetet.

Nga ky aksident pasagjerët kanë marë lëndime të lehta ndërsa një grua rreth të 50-ve ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetën.

Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Ekspertët e policisë rrugore nisën hetimet për shkaqet e aksidentit duke marë në pyetje dy drejtuesit e makinave.


Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor “Berat-Lushnjë”, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


/tvklan.al