Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e disa personave ka ndodhur në Tepelenë pasditen e së dielës.
Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve në bypassin e Tepelenës.
Një prej makinave ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në krahun e kundërt.
VIKTIMAT:
-Ladi Bega 62 vjeç, drejtues i makinës Toyota
-Lefteri Bega 57 vjeçe, bashkëshortja e Ladi Begës, pasagjerë në makinën Toyota
-A.Bega rreth 85 vjeçe, pasagjere në makinën Toyota
-Riza Rapaj 42 vjeç, drejtues i automjetit Benz
TË PLAGOSURIT:
-Lavdie Meta
-Jani Meta
TË DËMTUAR LEHTË:
Shtetasi E. P. që drejtonte makinën BMW dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë
Makinat e përfshira në aksident janë Mercedes-Benz me targa AB314JG, Yoyota dhe BMW me targë AA212JL.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pamjet nga aksidenti fatal me 4 të vdekur e 2 të plagosur
Kjo është çfarë ka mbetur nga aksidenti fatal me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Tepelenë, ku u përplasën 3 automjete.
Dy prej makinave janë shkatërruar thuajse tërësisht. Makinat e përfshirë në përplasjen fatale janë një Mercedes Benz, një Toyota dhe një BMW. Dy të parat kanë dëmtime të shumta.
INFORMACIONI I POLICISË TEPELENË:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.
Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Shtetasi E. P. që drejtonte makinën BMË dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
4 të vdekur në aksident, reagon ministri Balla: I pikëlluar, Policia Rrugore duhet të rrisë më shumë kontrollet
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për 4 viktimat që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Tepelenë mbrëmjen e së dielës, ku edhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.
Ministri Balla bën thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa thekson se Policia Rrugore duhet të rrisë kontrollet.
“I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandalues”, ka shkruar ministri Balla në rrjetet sociale.
/tvklan.al