Një aksident pa pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Tapizë-Thumanë.
Policia e Durrësit bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina dhe ka ndërruar jetë shoferi i njërës prej tyre, 60-vjeçari H.M, ndërsa shoferi tjetër ka mbetur i plagosur.
“Më datë 01.11.2020, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al