Një aksident ka ndodhur në fshatin Bidaj të Lushnjes. G. Beqiri, 58 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e kësaj ngjarje.
Ai ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Nissan” kur rreth orës 14:30, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Policia ka marrë fillimisht njoftimin për aksident rrugor, por kur grupi i eksperteve ka shkuar në vendngjarje ka parë mjetin në mes të tokave bujqësore dhe brenda tij drejtuesin të pajetë mbi timon.
Familjaret e viktimës dhe banorë të zonës kanë shkuar të shohin nga afër ngjarjen, pas njoftimit të bërë në polici.
Për momentin pista kryesore që dyshon policia është humbja e jetës si pasojë e infarktit të zemrës dhe jo të një aksidenti të mirëfilltë rrugor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Klan News