Një aksident ku si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Fier-Patos.
Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Klan News, Anila Sefa bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale ka edhe disa persona të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të qenë në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekspertë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
“Dy automjete tip “ Audi Q5” dhe një “Ford”, jane përplasur me njëra – tjetrën duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marrin ndihmën e duhut mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritut menjëherë forca të policisë dhe ekspertë të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti,” raporton gazetarja Anila Sefa.
/tvklan.al