Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës pranë “Rrugës së Ambasadave”.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë. Ai u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Gazetari Besar Bajraktaraj mëson se viktimë nga ky aksident mbeti Ahmet Kërçiku.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti. Uniformat blu thonë se për ngjarjen ka arrestuar shoferin, një 31 vjeçar./tvklan.al