Patrulla të shumta të policisë rrugore në Tiranë kanë vijuar edhe të dielën nismë e tyre më të re për të sensibilizuar drejtuesit e automjeteve në respektimin e normave të qarkullimit rrugor. Ulja e shpejtësisë mbetet sfida kryesore për të eliminuar aksidentet rrugore, bilanci i të cilave në muajin korrik u ngjan atyre të vendeve në luftë.
“Si pasojë e ecjeve me shpejtësi kanë ndodhur aksidente me pasojë me vdekjen. Ne për të parandaluar aksidentet sepse të gjithë drejtuesit e mjeteve ecin tej normave të lejuara.”
Kjo nisëm i ka dhënë efektet e para pasi është ulur ndjeshëm numri i gjobave për tejkalim të shpejtësisë, por gjithsesi mbetet ende dikush që i thyen rregullat pavarësisht uniformave blu në rrugë dhe duke injoruar paralajmërimet publike të policisë për ndëshkim të rreptë për shkelësit e kodit rrugor.
Nisma sensibilizuese e policisë nisi këtë javë gjatë së cilës u regjistruan disa aksidente të rënda e me bilanc të frikshëm. Për muajin qershor-korrik, të dhënat zyrtare të policisë flasin për 274 aksidente në shkallë vendi me pasojë vdekjen e 81 personave./tvklan.al