11 persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen ku u shemb streha e një stacioni hekurudhor në fillim të këtij muaji, në qytetin Novi Sad dhe humben jetën 15 persona. Një person i cili mbeti i lënduar, ndërroi jetë ditën e djelë. Sipas organit të akuzës ndaj tyre rendojnë disa vepra penale që lidhen me sigurinë publike.

Tragjedia ka shkaktuar protesta të mëdha të cilave u janë bashkuar edhe deputetë të opozitës. Protestuesit kërkuan që autorët përgjegjës të përgjigjen para drejtësisë.

Opozita fajëson për aksidentin qeverinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, por ky i fundit i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Pas incidentit dhanë dorëheqjen ministri i Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës, ministri i Tregtisë; dhe kreu i Hekurudhave Serbe.

Fillimit mediat lokale raportuan që ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ishte mes të arrestuarve. Por ky lajm u përgënjeshtrua nga Goran Vesiç në një postim në Facebook, duke sqaruar se ishte në një takim me zyrtarë.

Klan News