Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë në konferencë për aksionin e policisë dhe arrestimin e disa personave – përfshirë zyrtarë të Policisë, Doganës dhe qytetarë.
“Ju siguroj që operacioni nuk është vetëm i sotëm, por ndodhë tash e dy ditë. Është në shkallë vendi.Është krejtësisht zbatim i ligjit. Prokurori ka dhënë urdhër për arrestimin e tyre në bazë të provave dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme. Policia ka zbatuar obligimin ligjor. Provat dhe dëshmitë i kanë dhënë qytetarët serbë”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk ka logjikë që të pengohet zbatimi i ligjit. Serbia dhe Kosova aspirojnë të hyjnë në BE dhe nuk mund të hyhet në BE duke mbrojtur krimin”, është shprehur Haradinaj kur është pyetur për deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se ka gati ushtrinë për ndërhyrje në Kosovë.
“S’ka nevojë për kësoj retorike nga Serbia dhe nga askush”.
Kurse për arrestimin e dy zyrtarëve rusë të UNMIK-ut ai është shprehur: “Nëse njëri nga këta rrezikon sigurinë e vendit ne zbatojmë ligjin në bazë të konventave ndërkombëtare. Agjenda e Rusisë dihet, është ajo e destabilizimit dhe ne jemi të vëmendshëm për agjendat e Rusisë dhe të tjerëve”./KlanKosova