Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.
Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë, takim i cili edhe aktualisht është duke u zhvilluar, njofton Klan Kosova.
Lajmi është konfirmuar për Klan Kosovën edhe zyra e Presidencës së Kosovës. E gjithë kjo po ndodhë pas aksionit i cili po zhvillohet në Veri të Kosovës.