Reparti elit i Policisë së Shtetit, RENEA ka zhvilluar një program stërvitorë në Bizë. Efektivët e RENEA-s trajnohen për të ndërhyrë, në situata të rrezikshme kriminale.
Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.
Efektivët e Njësisë Speciale RENEA, janë trajnuar për të qëlluar me snajper nga helikopteri.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme.
Unifomat blu bëjnë me dije se stërvitja e përbashkët u realizua me sukses duke arritur qëllimin e saj. Po ashtu është vendosur që reparti i RENEA-s të zhvillojë edhe në të ardhmen stërvitje të tilla.
Klan News