Sa herë flitet për ish-prefektin e kryeqytetit Qazim Mulletin, na vjen ndërmend figura e aktorit që e përjetësoi atë në krye të herës në teatër, Mihal Popin.
Aktori aq komik e ironik njëherësh që me interpretimin e tij të rrallë ka skalitur plot personazhe të njohur të kryeveprave teatrale.
Miq të tij të teatrit, që i fali plot 40 role, miq të kinemasë dhe familjarë u mblodhën për ta kujtuar në 100-vjetorin e lindjes, artistin e popullit, Mihal Popi.
Drita Pelingu: “Mihal Popi është një rast i veçantë, një përjashtim nga rregulli, një talent i lindur, intuitë, imagjinar, aftësi vëzhgimi të fenomeneve sociale dhe individuale me të cilat qëndiste në skenë karaktere të ndryshme nga njëri rol në tjetrin.”
Lazer Filipi: “ Unë për herë të parë Mihal Popin e kam pas fatin e mirë dhe e kam parë në vitin 1938 në kinema Rozafat. Mihali që në rininë e tij si aktor ka qenë shumë i lirë.”
Mihal Popi, ishte fotograf dhe aktor i lindur, një aktivitet që e nisi qysh herët, në moshën 15-vjeçare me grupet amatore, për të ngritur më pas në 1932-in, grupin e vet teatral pranë “Kinema Glorias” në Tiranë.
Si fotograf gjatë pushtimit, më krijimin e tetarit popullor ai ishte ndër të parët aktorë të tij, që falë emocionit të rrallë që shkaktonte në skenë, film, dhe estradën e shtetit, u vlerësuan me titullin e lartë “Artist i Popullit”. /tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani