Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Aktivitetet kulturore këtë javë në Tiranë kanë qenë mjaft të larmishme. Kështu në Teatrin Kombëtar, kësaj jave është shfaqur premiera e komedisë së autorit Dario Fo, “Na mbytën hajdutët”, vënë në skenë nga trupa e teatrit privat Publimedia.
Ndërsa në Akademinë e Arteve të Bukura është shfaqur drama “Tramvaj me emrin dëshirë”, vënë në skenë nga regjisori Alfred Trebicka. Teatri i Operës dhe Baletit nuk kanë sjellë ndonjë aktivitet artistik javën e fundit. Në Galerinë Kombëtare të Arteve është hapur një ekspozitë me dy punime të piktorëve austriak, Klint dhe Shile dhe së fundmi në kinema Millenium, ka filluar të shfaqet filmi i ri “Meet the Parents”, me aktorin e njohur Robert De Niro./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora