Lajme Arkiva 2003
Midis 15 trupave pjesëmarrëse në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar të Teatrove që po zhvillohet në Elbasan ka marrë pjesë edhe Teatri i Argjentinës që ka luajtur pjesën “Pushtet”. Këtu ka interpretuar njëri nga aktorët më të famshëm të skenës dhe të teatrit shqiptar Minella Borova.
Në një intervistë të dhënë për televizionin tonë aktori i njohur shqiptar tregon kohën e largimit nga Shqipëria, ambientimin dhe akomodimin e vështirë në Buenos Aires.
Minella Borova: Ku ke kohë njëherë. 15-16 orë duhet të punosh për të mbijetuar. Dhe unë pjesën time merrem me punët e mia, me teatrin, aty është pasioni im, me përkthime, me gjëra. Nuk kemi kohë as të shkruajmë ndonjëherë./tvklan.al