Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë krijimtarinë dhe artistët. Ky është shqetësimi që ka Pol Mekartni, njëri nga yjet e Bitëllsave, grupit britanik të rokut që shkëlqyen në vitet 60-70.

Në një intervistë për median britanike BBC, 82-vjeçari i cili vijon të jetë aktiv në botën e muzikës shprehet se inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohet për të zhvatur artistët.

McCartney i bën thirrje qeverisë britanike të hartojë ligje që mbrojnë të drejtat e autorëve të veprave që shfrytëzohen nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, për të trajnuar programet e tyre të inteligjencës artificiale për të krijuar vepra arti mbi bazën e tyre.

Vetë McCartney shfrytëzoi inteligjencën artificiale për të plotësuar dhe rregulluar zërin e një kënge të Xhon Lenonin, pjesëtarit tjetër të ndjerë të Bitëllsave që u zbulua vitin e kaluar në një kasetë të harruar prej dekadash.

Tv Klan