Artistet nuk zhvishen vetëm në skenë, por edhe kur behet fjale për kënaqësitë e tjera të jetës.
Pamjet që shihni nuk janë kinoprovat e ndonjë filmi, por sfida që aktori i njohur Mirush Kabashi vendosi t’i beje moshës dhe aftësive në sportin e notit.
Në shenjë mirënjohje për qytetin ku u rrit dhe pasionit që ndau për vite me radhë me shokët e fëmijërisë dhe at atë rinisë, Kabashi vuri si pikësynim përshkimin me not të një distance prej 3 miljesh.
Me një fizik të admirueshëm, aktori 61-vjeçar startoi aventurën e tij nga Kalata zero e Portit të Durrësit për të mbërritur me not tek Shkëmbi i Kavajës.
I shoqëruar për çdo të papritur nga policia kufitare, por edhe nga nipi i tij 13-vjeçar, Kabashi doli në breg për 1 orë e 50 minuta, një rekord që e ka kënaqur veçanërisht.
Mirush Kabashi: “Dëshira për t’i bërë, për t’i shprehur respektin, falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë qytetit tim. Nuk e kam ndjerë fare dhe këtë distancë që kam bërë për çdo ditë që do të jem në Durrës. Unë do t’i bie bregut të detit për çdo herë do të shkoj dhe do të vij.”
Pas përfundimit me sukses, Kabashi nuk harroi t’ia dedikojë këtë sfidë edhe notarëve të njohur të qytetit të Durrësit, me premtimin se sporti i notit do te jete pjese e pandare e ditëve të tij./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi