Ata janë padyshim një nga çiftet më të dashura për publikun. Bëhet fjalë për Almeda Abazin, e cila është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Almeda dhe Tolgahan në Maj të këtij viti u bënë edhe prindër të një djali që i vendosën emrin Efehan.

Tolgahan është mjaft i famshëm në Shqipëri, jo vetëm për lidhjen e tij me Almedën, por edhe për rolet e tij kryesore në mjaft seriale turke, që janë përcjellë në ekranin e televizionit Klan.

Vazhdimisht, çifti poston në rrjetet sociale foto të ndryshme nga përditshmëria e tyre, duke ndarë në këtë mënyrë edhe lumturinë dhe dashurinë që mbizotëron në familjen e tyre.
Së fundmi, Tolgahan dhe Almeda mbushin 5 vite së bashku dhe kanë zgjedhur të urojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Aktori turk ka vendosur që dashurinë e tij për bashkëshorten ta shprehë në gjuhën shqipe.
“Të dua shumë shpirti im”, shkruan Tolgahan bashkëngjitur fotos së postuar. /tvklan.al