Genti Hupi, trashëgimtari i kullës Hupi në Bulqizë që është shpallur monument kulture përballet me një problem me fqinjin e tij, Lulëzim Hupin. Ky i fundit nuk ka pranuar të paraqitet në studion e Eni Çobanit ku po zhvillohet kjo seancë e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Veç mbiemrit të njëjtë, Genti dhe Lulëzimi kanë asnjë lidhje gjaku. Lulëzimi reklamon biznesin e tij si kulla Hupi, edhe pse e ka regjistruar si bujtina Hupi. Distanca mes dy pronave të Gentit dhe Lulëzimit është fare e vogël. Ai përdor fotot e biznesit të tij dhe historikun e monumentit të kulturës për biznesin, diçka që nuk lejohet në rastin e një monumenti kulture.

Jo vetëm kaq, por Genti thotë se duke shfrytëzuar faktin që në kullë jeton babai i tij i moshuar, Lulëzimi ka bërë një tjetër shkelje. Ai i ka dhënë të moshuarit 5000 lekë në këmbim të pjesëve historike të kullës Hupi që më pas i ka implementuar në biznesin e tij.

Genti: Si nuk ka turp ky njeri që është lindur e rritur aty të shkojë e të më mashtrojë plakun tim 80 vjeç sot…

Eni Çobani: Pse, çfarë ka bërë tjetër?

Genti: Ka marrë qoshet e shtëpisë dhe dy arka të vjetra të plaçkave që kanë mbi 200 vjet…

Eni Çobani: Si qoshe e shtëpisë?

Genti: Qoshet e shtëpisë që janë shembur unë i kam ruajtur me diçka aty në cep.

Eni Çobani: Dhe ky i ka marrë e i ka futur në ndërtim?

Genti: Po, i ka futur aty. Dhe dy gurët që janë me harqe, të shkruara me shkronja turke siç është edhe varri aty…

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë pastaj. Për këtë mban përgjegjësi. Për këto fjalë që po përdor, është shumë e rëndë.

Genti: Mbaj un  përgjegjësi se janë fakte provë dhe m’i ka pranuar edhe ai. Jam ulur në kafe dhe i kam thënë Lulëzim përse m’i ke marrë këto, tha “i kam dhënë 50 mijë lekë”. Po kë mashtron ti me 50 mijë lekë?

Eni Çobani: 50 mijë lekë të vjetra apo të reja?

Genti: 50 mijë lekë të vjetra. Kë mashtron? Ke pyetur ti se këtu jeton edhe një mashkull tjetër, ti e di se unë jetoj në atë shtëpi? Si shkon ti pa më pyetur mua, shkon e merr çfarë do ti për të marrë?  Merr për 2 qoshe e merr 12 qoshe dhe arkat e vjetra? Si e prek ti diçka pa më pyetur mua sado që babai im është atje? Më ka thënë do t’i sjell dhe akoma s’i ka sjellë.

Eni Çobani: Më fal se tani e kam edhe me Faikun, babain tënd. Në monument kulture nuk ke të drejtë as ti të marrësh gjëra.

Genti: Unë jam gjobitur për një dritare para shumë vitesh që ma ka thënë mamaja ime.

Eni Çobani: Pikërisht si mund të marrësh shoqet dhe ia ke dhënë zotërisë?/tvklan.al