Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Himarë së bashku me kandidatin socialist të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavon, për zgjedhjet e 4 Gushtit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka komentuar sërish akuzat e PD-së për përvetësimin e pronave në Vuno. Rama është shprehur se ai ka trashëguar vetëm një pronë, studion e babait të tij.
Edi Rama: Pas Gramoz Ruçit, ky e numratorin më të gjatë të telefonit. Gramozi nuk shkruan mesazhe, ky shkruan. Pastaj u bë i madh dhe pastaj tha “ore çfarë më duhet mua PS”. Po bëja një diskutim me Damianin dhe po diskutonim të gjithë historinë se çfarë janë himariotët dhe çfarë marrëdhëniesh kanë pasur me Athinën etj. Janë himariotë dhe Himara i lidh bashkë dhe prandaj e gjithë kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe për ta parë prespektivën duke kuptuar dhe arsyet pse ka ndodhur dhe për ta vënë dhe emrin Himarë kryefjalë.
Një kazan në Greqi, një kazan këtu, “Edi Rama ka grabitur pronat” dhe po iu tregoja historinë se është e bukur shumë dhe domethënëse që rrrëzon mitin që qeveria po ju merr pronat. Unë nuk marr pjesë në këto dhe nuk më interesojnë. Me kohën mësova se kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë nuk funksionojnë. Mbrapa lë emrin. Të gjithë këta trashëgimtarët kanë bërë luftën e tyre për të marrë pronat.
Unë asnjë nuk kam ndërhyrë sepse nuk është e drejtë. Ka pasur të tjerë më të shkathët që nuk kanë qenë fare himariotë, por kanë bërë ato dhe kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm për të ju marrë himariotëve kontrata. Me kohën që kur jemi ne, këto gjëra mund të kenë vazhduar dhe ndodhin, por faktin që pronat e familjes për të cilat unë nuk jam i interesuar. Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti, për të bërë një muze të vogël më vonë në nder të tij.
/tvklan.al