Analisti Artan Hoxha shprehet se çështja e ish-Kryeministrit Sali Berisha do të shkojë në gjykatën e Strasburgut. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha thotë se drejtësia do të kërkohet në Strasburg edhe pse përmendi faktin që Gjykata Kushtetuese mund të japë ndonjë vendim mbi çështjen. Ndër të tjera analisti u shpreh se procesi gjyqësor do të zgjasë gjatë.

Artan Hoxha: Ka kaluar pothuajse një vit nga momenti kur për Sali Berishën u kërkua heqja e imunitetit në Parlament. Pothuajse jemi pas një viti dhe ajo çfarë lexohet sot nga Prokuroria nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e para një viti.  Janë shtuar vetëm faqet dhe thelbi i akuzës mbetet se Sali Berisha ka ndryshuar ligje për të favorizuar dhëndrin. Akuza e SPAK ndaj Sali Berishës për rrjedhojë edhe ndaj Jamarbër Malltezit arrin nivelet e absurdit.

Gjithsesi qëllimi ka qenë i shtyrë nga interesa politike shqiptare dhe jo shqiptare dhe këtë e kemi komentuar në një vit. Ne do të kemi mundësinë tashmë që kalojmë nga faza monokratike e hetimit të SPAK në zyrat e veta ku bën çfarë të duash që i çon këto dokumenta dhe i injoron dhe nuk i reflekton për të thenë ore filan dokumenti nuk bën….Do vijmë në gjykatë për tu hapur letrat, por kemi parasysh që këtu beteja nuk do të jetë për t’i mbushur mendjen gjykatësve. Këtu ju flitet shqiptarëve, gjyqi bëhet me opinionin publik, sepse ata gjyqtarët e GJKKO me 90% e kanë marrë urdhrin se çfarë do të bëjnë dhe nëse do të kërkojmë drejtësinë njerëzore të drejtë ma merr mendja që do ta kërkojmë në Strasburg.

Kam një lloj shprese të vakët që ndoshta Gjykata Kushtetuese po t’i qëndrojë arsyetimeve të veta mund të japi ndonjë vendim, por përfundimisht e drejta do të kërkohet në Strasburg. Procesi gjyqësor do të zgjasë dhe po thuhet se erdhi momenti që meqënëse SPAK e mbylli hetimin Sali Berisha logjikisht kanë rënë të gjitha arsyet përse të mbahet në arrest shtëpie. Por kur ka pasur arsye që të bijen arsyet./tvklan.al