Akuzat e Partisë Demokratike për kokainën e kapur në Durrës, Kryeministri Edi Rama i cilëson degradim të opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se sulmet nga të dy partitë opozitare që akuzojnë qeverinë për sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, tregojnë mungesën e vizionit dhe të lidershipit në këto parti, dhe u kërkon shqiptarëve që mos t’i besojnë.

“Sulmet e dy partive për superoperacionin policor antidrogë pasqyrë e degradimit të pandalshëm të opozitës. As lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal… #Vajmedetkush u beson akoma”,

shkruan Kryeministri Edi Rama.

Sot, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj akuzoi Kryeministrin Edi Rama se “peshku i madh” që fshihet pas kokainës së kapur, është vëllai i tij, Olsi Rama. /

tvklan.al