Mohamed Salah do të largohet në merkaton e verës dhe te Liverpool kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin.
Një nga emrat që po ndjekin të kuqtë është Mohamed-Ali Cho. Anësori i djathtë është pjesë e Nice në Francë, ku edhe ka spikatur me paraqitjet e tij.
Në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon në Ligur 1, sulmuesi ka shënuar tre gola dhe tre asiste, por njihet për shpërthimet e tij në krah.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Mohamed-Ali-Cho.jpg)
Mohamed-Ali Cho, 21 vjeç ka dalë nga të rinjtë e Everton, ndërsa vlerësohet rreth 20 milionë Euro nga klubi francez. /tvklan.al