Neymar është kthyer te Santos pas 12 vitesh, aty ku u formua si lojtar dhe nisi karrierën si profesionist. Sulmuesi foli për vendimin për të veshur sërish fanelën e klubit të njohur brazilian.

“Në Janar nuk e imagjinoja që do të kthehesha te Santos, apo të largohesha nga Al Hilal, kjo është e vërteta. Atje isha i lumtur në dhe familja, isha përshtatur dhe doja të luaja. Ndodhën gjëra që më trishtuan dhe mora këtë vendim. Pastaj më erdhi kjo mundësi dhe nuk e mendova dy herë.”

Neymar tek Al Hilal u aktivizua vetëm në 7 ndeshje prej verës së 2023 për shkak të dëmtimeve, ndërsa i kushtoi thuajse 300 milionë Euro për transferimin dhe pagën. Ai tregoi edhe qëllimet që ka në të ardhmen.

“Kam ende diçka bërë të bërë, një mision që duhet realizuar, që mendoj se është i fundit. Natyrisht dua të kthehem edhe te përfaqësuesja braziliane.”

Neymar në përvojën e parë te Santos shënoi 136 gola në 225 ndeshje, duke fituar Copa Libertadores në 2011, një trofe që mungonte prej gati 50 vitesh. Më pas, ai luajti për Barcelona nga 2013 për t’u transferuar në 2017 te Paris Saint Germain për shifrën rekord 222 milionë Euro.

Tv Klan