Pavarësisht formës shumë të mirë që Cristiano Ronaldo po tregon, përsëri Al Nassr, po has vështirësi të mëdha në Arabinë Saudite për të fituar trofe.

Humbja e fundit në Superkupë ndaj Al Hilal me rezultatin 4-1, pritet të sjellë shkarkimin e trajnerit Luis Castro.

Ndonëse ky i fundit pak kohë më pareë u afrua me miratimin e Ronaldos, tashmë duket se ka humbur edhe besimin e 39-vjeçarit.

Drejtuesit kanë vendosur ta shkarkojnë nga drejtimi i Al Nassr, por ende mungon zyrtarizimi, që do të vijë menjëherë pasi të jetë zgjedhur trajneri i ri.

Pamjet ku Ronaldo i bënte me shenjë lojtarëve se duhet të zgjodhën, bënë xhiron e internetit dhe nga kjo paraqitje, pritet ta pësojë trajneri Castro.

“Marca” raporton se drejtuesit e Al Nassr po punojnë për të emëruar në stol Sergio Conceicao. Tekniku portugez u largua nga drejtimi i Portos dhe është në kërkim të një aventure të re. /tvklan.al