Fërshëllima nga publiku në momentin e ceremonisë

Alban Beqirit iu dorëzua të shtunën medalja e bronzit e fituar në Botërorin që u zhvillua në Beograd. Ky sukses ishte historik për boksin e Shqipërisë dhe 27-vjeçari i cili garoi në peshën deri 71 kilogramë e mori pasi eliminoi 4 kundërshtarë.

Gjatë ceremonisë ndodhi një tjetër incident, pasi u fërshëllye nga publiku. Një skandal i përsëritur pasi në ditën e hapjes së kampionatit ndodhi e njëjta situatë me Nelson Hysën, kapiteni i ekipit shqiptar.

Tv Klan