Në një lidhje direkte nga Dortmundi, gazetarja Viola Lito tha se pjesa me e madhe e tifozëve shqiptarë janë larguar tashmë drejt Hamburgut, aty ku të mërkurën kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Kroacisë.
Sa i takon takimit të mbrëmjes së sotme mes Serbisë dhe Anglisë, Lito pyeti vetë tifozët se cilën skuadër mbështesnin: “Normal për Anglinë, se Serbia e di vetë… Nesër nisemi drejt Hamburgut. Shumë fitore Shqipërisë”, tha një tifoz.
Më pas, Lito iu drejtua Alban Xhihanit…
Viola Lito: Alban Xhihani na është dëmtuar.
Marina Vjolla: Pse nga birrat e?!
Viola Lito: I ka ikur zëri.
Alban Xhihani: Dëmtuar? Unë po pi një ujë me gaz.
Bisedën e ndërpreu një tifoz, i cili përveç vlerësimeve për Xhihanin, kishte edhe një kërkesë për moderatoren e “Kampionët”, Marina Vjollca.
“Alban përshëndetje vlla, je nona, je njish. Marina përshëndetje. Mi bëj të fala shumë Luanës. Alban je nona. Përshëndes të gjithë tifozët serbë, e dini vetë ju…”, tha tifozi./tvklan.al