Kantautori i njohur Alban Skënderaj është një nga artistët më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Produksionet e tij muzikore ndër vite kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe janë kthyer në kolonën e preferuar zanore të fansave të tij, por jo vetëm.
Së fundmi, Albani ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, disa video nga një prej performancave të tij në koncertin recital të mbajtur disa muaj më parë.
Bashkëngjitur postimit, Skënderaj shprehet se kjo është një nga gjërat që i mungon më shumë, por premton se rikthimi do jetë edhe më i fortë.
“Një nga gjërat që më mungon më shumë! Por do rikthehemi, edhe më të fortë”./tvklan.al