Aldo Bumçi: “Disa media që i referohen nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë disinformojnë sikur gjyqtarë për gjykatën administrative do emërohen nga Ministria e Drejtësisë dhe jo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky është një trillim në kundërshtim të hapur me atë çfarë parashikon ligji dhe legjislacioni në fuqi. Lidhur me kriteret e emërimit ato janë përcaktuar në ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor sipas të cilit organi që emëron gjyqtarët është Këshilli i Lartë i Drejtësisë bazuar në kriteret ligjore dhe specifike që KLD duhet të nxjerrë në bazë të ligjit, por që deri më sot tetë muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji nuk e ka përmbushur ende këtë detyrim”./tvklan.al