Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Aldrin Dalipi: “Kryeministri Nano me përgjegjësinë ligjore dhe institucionale të detyrës, si dhe me atributet politike si lider i mazhorancës vendosi sa më poshtë:

1. T’i kërkojë prokurorit të përgjithshëm të republikës, fillimin e një hetimi të plotë shtetëror dhe të procesit penal, për vlerësimin e të gjithë elementëve të përmendura nga deputeti Lesi në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, të marrëdhënieve midis institucioneve dhe interesave të sigurisë kombëtare dhe të aleancave ndërkombëtare të Shqipërisë.

2. T’i kërkojë drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, që nën përgjegjësinë ligjore dhe kujdesin e tij të drejtpërdrejtë institucional të administrojë të gjithë dokumentacionin e pretenduar të periudhës në fjalë që lidhet me aspekte mjaft sensitive të çështjes dhe interesave kombëtare dhe të Kosovës, si dhe verifikojë respektimin e ligjit, apo shkeljen dhe veprimtarinë e SHISH apo në administrimin e informacionit të klasifikuar shtetëror dhe të bashkëpunojë tërësisht me zyrën e prokurorit të përgjithshëm për vlerësimin e të gjitha pasojave që mund të kenë rrjedhur prej këtej.”/tvklan.al