Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Zëdhënësi i qeverisë Aldrin Dalipi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Partinë Socialiste. Kështu në konferencën për shtyp Dalipi e quajti të pritshëm vendimin e deklaruar një ditë më parë, për finalizimin e shkëputjes nga PS të anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Aldrin Dalipi: “Reagime të tilla priteshin nga politika qoftë brenda apo jashtë mazhorancës, në një kohë kur aksionet qeverisëse për të goditur interesa të ndryshme negative, të cilat kanë lidhje me politikën, kanë dhënë dhe do të japin rezultate pozitive, për shkak të reformave ligjore të cilat përmenda më sipër, apo të aksioneve pozitive qeverisëse në fusha të ndryshme”.

Sipas Aldrin Dalipit, qeveria Nano ka marrë vlerësime pozitive dhe nga ndërkombëtarët. Zëdhënësi i qeverisë dhe këtë deklaratë, gjatë një konference për shtyp për disa akte të rëndësishme që Ministria e Drejtësisë do t’i çojë këshillit të ministrave për miratim, mbi ndëshkimin e veprimeve korruptive, por mesa duket ky rast u shfrytëzua për t’ju përgjigjur deklaratave politike të një dite më parë, për përçarjen përfundimtare të PS, detyrë kjo që zakonisht mbulohet nga sekretari për marrëdhëniet publike në PS Bardhyl Agasi./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj