Teksa qëndron në rrugët e Aleksandrisë, piktori egjiptian Khaled Hanno mban në duar lart veprat e tij të artit ku ka pikturuar disa monumente.
“Aleksandria për mua, si çdo person kreativ, është burimi i frymëzimit. Unë kaloj shumë kohë atje dhe tani e admiroj këtë vend. Në këtë mënyrë i krijoj vetes një gjendje të mirë emocionale. Kjo arrihet duke dëgjuar muzike ose duke lexuar libra.”

Për të qyteti egjiptian është i veçantë jo vetëm në vendin e tij, por edhe në të gjithë botën.
“Aleksandria është një qytet ndryshe nga çdo qytet tjetër në botë, jo vetëm në Egjipt. Ka shumë njerëz nga e gjithë bota, italianë, grekë, armenë, francezë dhe anglezë, të gjithë bashkëjetojnë në Aleksandri.”

Hanno thotë se diversiteti kulturor brenda Aleksandrisë dhe bashkëjetesa e njerëzve me prejardhje të ndryshme brenda tij e bën akoma më interesant qytetin.
“Eshtë një qytet ku bashkohen shumë kombësi.”
“Kjo është ajo që i dha Aleksandrisë këtë karakter të bukur duke e kthyer frymëzim për të gjithë krijuesit dhe artistët, qofshin ata shkrimtarë apo muzikante.”
Hanno është bërë i njohur për dokumentimin e trashëgimisë arkitekturore të qytetit përmes veprave të tij artistike duke lënë një pasuri për brezat e ardhshëm.
Klan News