Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë një nga çiftet më simpatik të shoëbizit. Prej 11 muajsh ata janë bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Noah. Jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht pas ardhjes në jetë të Noah. Ata janë dy prindër të lumtur dhe nuk rreshtin që postuar në rrjetet sociale momentet e bukura që kalojnë me njëri-tjetrin.
Së fundmi Alfio ka publikuar një foto në Instagram së bashku me Fatmën dhe djalin e tyre në makinë. Ai ka treguar fiksimin që ka Noah edhe pse shumë i vogël. Bëhet fjalë për një lugë e cila është e preferuara e tij nga shumë lodra të tjera që ka në shtëpi. Kjo tregon se më shumë mundësi, Noah kur të rritet do bëhet një kuzhinier i zoti si i ati.
“Mund t’i blejmë 12341 lodra te shtrenjta, prap mbajtsen e lugës kuzhinës ka të preferuarën”, ka shruar Alfio.