Lajme Arkiva 2003

Arsimi, siguria dhe shëndetësia kanë qenë përparësitë e Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Që nga fitorja thuajse 80% e votave të shqiptarëve në zgjedhjet e tetorit të shkuar në shtetin maqedonas.

Ahmeti i tha Tv Klan se raportet kanë ndryshuar dhe se shqiptarët kanë në dorë drejtimin e policisë në shumë rajone të vendit. Ahmeti shprehet kundër krijimit të shteteve etnike se Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk ka tradhtuar asnjë ideal dhe se nuk është për ngritjen e mureve të rinj.

Ai pohon gjithashtu se i ka bërë thirrje Armatës Kombëtare Shqiptare të takohet me të dhe të shtrojë për diskutim programin që mbron. “Por ata nuk janë takuar dhe mbeten të panjohur për mua“, shton Ahmeti./tvklan.al