Demokratët e shohin si show lënien vullnetare të mandatit nga Sajmir Tahiri sa kohë që sipas tyre ai vazhdon të jetë i lirë. Në një deklaratë nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj përsërit se çlirimi nga imuniteti që i jepte mandati ish ministrit është pjesë e marrëveshjes mafioze mes tij me kryeministrit i cili vazhdon ta mbrojë.

“Pak orë pas këtij episodi të serialit kriminal që Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij po luan më Shqipërinë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, nuk është aspak i gëzuar për suksesin e mashtrimit dhe hirit në sy që kërkon t’i hedhë botës mbarë.

 Si Ponc Pilati kërkoi që tashmë të hiqte nga kurrizi barrën e rëndë të njollës së zezë që i ka vënë vendit dhe të ardhmes së tij.

 E në fakt ka 6  muaj që ethet e kanë zënë. Ka 6 muaj që, tamam në një mërrëdhnënie mes mafiozësh, kur ai lëshon ST dhe ST kërcënon ER se do ta tërheqë zvarrë atë ne ferr nëse e lëshon, bërin gjithcka për të shpëtuar lëkurën e vet”.

 Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin.

Në këto 6 muaj,  Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë”.

Por socialistët “çështjen Tahiri” e shohin si çështje personale të tij vetëm me drejtësinë ndaj kërkojnë që deri sa kjo e fundit të flasë, e politika të heshtë.

Deklarata e plotë:

Dy ditë pasi Tahiri, me marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga mandati i deputetit ai vazhdon të jetë i lirë.

Pak orë pas këtij episodi të serialit kriminal që Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij po luan më Shqipërinë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, nuk është aspak i gëzuar për suksesin e mashtrimit dhe hirit në sy që kërkon t’i hedhë botës mbarë.

Si Ponc Pilati kërkoi që tashmë të hiqte nga kurrizi barrën e rëndë të njollës së zezë që i ka vënë vendit dhe të ardhmes së tij.

E në fakt ka 6  muaj që ethet e kanë zënë. Ka 6 muaj që, tamam në një mërrëdhnënie mes mafiozësh, kur ai lëshon ST dhe ST kërcënon ER se do ta tërheqë zvarrë atë ne ferr nëse e lëshon, bërin gjithcka për të shpëtuar lëkurën e vet.

Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin.

Në këto 6 muaj,  Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë.

Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet.

E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far West-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën.

E ndërsa teatri mes regjisor ER dhe aktor ST vazhdon të shfaqet në media, ministri i Brendshëm aktual, Agron Xhafaj po vë në zbatim një plan po kaq kriminal sa kanabizimi i Shqipërisë.

Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke.

Agron Xhafaj thote se suksesi i qeverie është lufta e policisë kundër kanabisit, por çdo shqiptar e di se në Shqipëri nuk pati asnjë operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit.

Pati vetëm urdhër te kryeministrit për krimin e organizuar që te ndalojnë mbjelljen, i njëjtë me vullnetin që i lejoi ta shndërrojnë Shqipërinë në Kanabistan!

Ministri i Brendshëm Agron Xhafaj, me propagandë komuniste, bërtet e përbetohet se bandave të krimit u ka hyrë tmerri, por nga ana tjetër mafiozët e lidhur me politikën mbretërojnë madje shfaqen me kostumin e politikanit apo kryebashkiakut në krah të tij.

/tvklan.al