Kreu i SPAK Altin Dumani pohon se në Shqipëri po qarkullon sasi e madhe e parave cash, çka rrit dyshimet për pastrim parash.
Duke raportuar në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë për punën e SPAK gjatë vitit 2023, Altin Dumani solli një shembull tipik kur ndodh pastrimi i parave.
Kreu i SPAK vlerësoi se legjislacioni shqiptar është i plotësuar sa i përket kësaj çështje, por sipas tij problemi qëndron te zbatimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera.
“Hetimet tona tregojnë që ka një qarkullim shumë të madh të parasë cash. Në vlerësimin tim legjislacioni është i mirë, problemi është te zbatim. Institucionet duhet ta zbatojnë. Për shembull noterët duhet të raportojnë, Tatimet për shembull. Zmadhim fiktiv kapitali që bëjnë shoqëritë është një rast tipik i pastrimit të parave. Duhet sensibilizim i gjithë institucioneve që të jenë më shumë vigjilente”, u shpreh Altin Dumani.
/tvklan.al