Ish-futbollisti i kombëtares Altin Lala tha se Spanja ka luajtur mjaft mirë ndaj Francës dhe ishin të gjithë të përkushtuar përfshi dhe Nico Williams dhe Lamine Yamal që janë për herë të parë në një kompeticion të tillë.

Lala: Spanja e nisi mirë. Por shënoi Franca. Tek goli nuk ka shumë faj portieri. Por goli i Yamal ishte shumë i bukur. Spanja luajti me të njëjtin ritëm. Nuk kishin shumë mundësi francezët. Ndeshja e fundit miqësore e Francës tregon Mbappe dhe Dembele duke ngrënë picë dhe trajneri po flet. Nëse luan për një komb si Franca, duhet më shumë seriozitet. Deschampes thuhet se nuk është një trajner, me tepër një menaxher sesa trajner. Mendoj se grupi i Francës nuk qenë aq serioz.

Në të njëjtin “valë” mendimi është dhe i ftuari tjetër, politikani Arbjan Mazniku. Sipas tij Spanja ishte shumë e mirë por nuk kishte një Francë të vendosur.

Mazniku: Spanja e ia del me shumë sukses të ristrukturojë ritmin e lojës në varësi të interesit të vet. Pasi pësuan gol u bënë shumë agresivë dhe pasi bënë golin e dytë e qetësuan lojën me qëllim. Kundërshtari ra në ritmin e dëshiruar nga Spanja. Spanjollët ulin dhe ngrehin ritmin sa herë të duan. Kjo kishte rrezik pasi Spanja nuk ishte në kushtet më komode sepse mund të barazonin francezët. Për francezët mund të them se mua me duket se individualitetet e mëdha të Francës duket sikur nuk kanë një dëshirë. Kurse spanjollët janë më me pasion, më me shpirt. Franca të jep përshtypjen se luajnë se thjesht i kanë ftuar.

/tvklan.al