Amazon ka ofruar të ndihmojë shpërndarjen e vaksinave Covid-19 në SHBA. Në një letër drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, Amazon shprehet se mund të ofrojë ndihmë për shpërndarjen e dozave të vaksinave.
Shprehja e gatishmërisë për ndihmë nga Amazone vjen në një kohë kur kompania ka zgjeruar rrjetin e saj të avionëve, të kamionëve dhe të furgonëve. Duke qenë se ka shumë mjete në dispozicion, kompania pretendon se mund të shpërndajë vaksinat në një kohë rekord.
Por duket se në këmbim të ndihmës Amazon mund të marrë disa qindra mijëra doza për punonjësit e saj në të gjithë botën. Më herët është raportuar se kompania ka kërkuar nga qeveria e SHBA rreth 800 mijë doza për punonjësit e saj, që të jenë ndër të parët që do të vaksinohen.
Kjo kërkesë duket se nuk është pranuar pasi, Presidenti Biden është zotuar se do të vaksinohen 100 milionë qytetarë në SHBA në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.
Amazon shpreson që kërkesa e saj për ndihmë të aprovohet, pasi në vitin në 2019 ka dorëzuar më shumë se 2.3 miliard pako në Amerikën e Veriut./tvklan.al