Përditësimi i ri i Alexa-s vjen me një numër të madh të komandave të dobishme. Një nga ato është që mund të dëgjojmë muzikë në një dhomë dhe mund ta dëgjojmë akoma atë me atë të një pajisjeje Echo, kur shkojmë në një tjetër. Ka disa opsione për këtë të cilat përdoren në varësi të situatës.
Komanda e parë ju lejon të ndryshoni audion tuaj në një lokacion që ju dëshironi në një nga dhomat e shtëpisë suaj.
Ju gjithashtu mund të vazhdoni ta dëgjoni këngën tuaj kur dilni nga dhoma, por për këtë do ju duhen një palë Echo Buds. Në momentin që këto të fundit janë të lidhura me celulrin tuaj thoni, “Alexa zhvendose muzikën këtu”, dhe audio do vazhdojë të luhet kur ju të dilni jashtë.
Ka dhe opsione të tjera për audion që t’ju ndjekë brenda shtëpisë, por ju duhet t’i bëni një pauzë. Thjesht thuaj “Alexa, pause”, pajisjes së Echo që po luam muzikën. Më pas thoni “Alexa, vazhdoje muzikën këtu”. E njëjta gjë vlen edhe për muzikën në makinën tuaj. Ky është një përmirësim mjaft i mirë, pasi përdoruesit i bënë kërkesë Amazon që muzika t’i ndjekë kudo në shtëpi./tvklan.al