Punonjësit e Amazon në 20 vende – përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe disa vende në BE – po planifikojnë protesta dhe ndalesa të punës për “Black Friday”. Dita në qendër të blerjeve është ndër më të ngarkuarat e Amazon gjatë gjithë vitit.

Grupi “Make Amazon Pay” që mbështetet nga një koalicion i grupeve të punës, sindikatave, fushatave bazë dhe organizatave jofitimprurëse në vende të veçanta, ka thënë se Amazon merr shumë, por jep shumë pak. Shumë punonjës do të punojnë, por grupet që përfshijnë punëtorë të Amazon do të organizojnë protesta në ndërtesat e Amazonit në Coalville, Leicestershire, Coventry, Peterborough dhe në selinë e saj në Londër, raporton “BBC”.

Por grevat po inkurajohen diku tjetër.Në Gjermani, për shembull, sindikata Verdi u bëri thirrje punonjësve në qendrat kryesore të transportit për grevë, duke filluar të mërkurën mbrëma. Në mbarë botën, gati 50 organizata janë regjistruar në një listë të “kërkesave të përbashkëta”, të publikuar nga koalicioni “Make Amazon Pay”, të cilat përfshijnë rritjen e pagës së punëtorëve dhe shtimi i pagesës së rrezikut, zgjatja e pushimit mjekësor dhe përmirësimi i gjurmimit dhe raportimit të Covid-19, etj.

Klan News